Sokol Hajdini së bashku me të pandehurit e tjerë ishte akuzuar për Trafikim të njerëzve, Krim të organizuar, Ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, dhe Lëndim të rëndë trupor
Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli Hajdinin fajtor vetëm për veprën penale të Lëndimit të rëndë trupor, ndërsa Gjykata e Apelit e rrëzoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe i akuzuari u gjet fajtor për veprën penale të krimit të organizuar në lidhje me atë të trafikimit me njerëz, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Gjykata Supreme konfirmoi konkluzionet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, kështu duke e liruar nga akuza të trafikimit me njerëz dhe krimit të organizuar.
“Gjykata Supreme e ka respektuar kushtin e parimit të reformatio in peius, dhe erdhi në përfundim se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se S.H. me dijeni ishte përfshirë në transplantimin e paligjshëm të veshkave. Megjithatë, përfshirja në transplantimin e paligjshëm të veshkave nuk nënkupton automatikisht dijeninë dhe dashjen për t’u përfshirë në trafikim me njerëz. Andaj, Gjykata Supreme i konfirmoi konkluzionet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në lidhje me veprën penale të trafikimit me njerëz dhe mosekzistimin e elementeve të veprës penale të krimit të organizuar” thuhet në deklaratën e Gjykatës Supreme.























