Por sipas tij, liderët politikë nga Prishtina dhe Beogradi duhet të lavdërohen për dialogun që po zhvillojnë.
Duke folur lidhur me situatën e Trepçës, Rama ka thënë se ajo i takon Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Trepça është në tokën Kosovës, çfarë bëni ju më të, e transportoni në Beograd. Ajo është në tokë të Kosovës dhe i takon qytetarëve të saj, qofshin shqiptarë apo serbë”, ka thënë Rama, transmeton lajmi.net.
Kryeministri i Shqipërisë ka folur për rendësin e bashkëpunimit mes popujve të rajonit.






















