Vuçiq ka deklaruar se ka shumë argumente se Prishtina është fajtore për problemet e Serbisë, por u shpreh se nuk dëshiron ta thotë këtë.
“Ne do të vazhdojmë dialogun në mënyrë pasiononte sepse është një nga kushtet për zhvillimin ekonomik për rajonin, për standarde më të mira për jetesën e popullit serb, është diçka që duhet ta bëjmë për marrëdhëniet serbo-shqiptare, si kombet më të mëdha në Ballkanin perëndimor dhe duhet ta bëjmë për të ardhmen”.
“Unë e di se ka shumë njerëz në Serbi që nuk e kuptojnë këtë që po them, por ata do të thonë se Vuçiq është një mik i shqiptarëve, por unë po them të vërtetën dhe kjo nuk është e lehtë, dialogu duket herë pas herë që ka një fund të keq, por nuk besoj te kjo dhe mendoj se do të gjejmë më shumë kompromise, në rast të kundërt të gjithë do të bllokohemi”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton lajmi.net
Në fund ai u shpreh se pjesa e vështirë nuk është vetëm për serbët, por edhe për palën kosovare.
***
Rama ka thënë se është e pakuptimtë që Be-ja nuk po është e gatshme për të qenë BE. “Imagjinoni nëse Angela Merkel nuk do të ishte aty për të shpëtuar fytyrën e BE-së, çfarë do të ndodhte në Berlin
Mund t’i themi BE-së që ndoshta nuk jemi të gatshëm për të mbushur kriteret, por jemi të gatshëm për të përmbushur detyrimet tona me disa vlera që nuk po i shohim te disa vende anëtare”, ka deklaruar Rama.
Edhe Vuçiq ka shprehur mirënjohje për Angela Merkel. Ai ka thënë se kancelarja gjermane ka investuar shumë për Ballkanin, duke u munduar që të na afroj më tepër.






















