(I plotësuar) – Policia ka zbardhur paraprakisht, emrin e njërës prej viktimave të aksidentit në austradën Tiranë – Durrës: Djali quhet Dashnor Deljallisi.
Lajmi u dha nga mediat, ende jo zyrtarisht nga burimet policore, transmeton syri.net.
***
Një djalë që lëvizte me makinën e tij në anën e kundërt është përplasur me makinën ku udhëtonin tri vajzat. Të katër kanë vdekur.
Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të Sukthit dhe ka thirrur forcat zjarrfikëse për të nxjerrë trupat.
Targa e Benzit ku udhëtonin 3 vajzat është: AA694IL; mësohet se njëra prej tyre është nga Tirana.
Ndërsa BENZ-i që drejtohej nga djali kishte targat: AA979GV; mendohet se ai është nga Durrësi.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që po presin hekurat, pasi makinat janë shkatërruar plotësisht dhe viktimat janë mbërthyer brenda tyre.


























