Në fakt kryeministri hungarez e konsideroi rezultatin si një fitore, duke nënvizuar një përqindje të paparashikueshme të “jo” në mesin e votuesve. Ai tha gjithashtu se parashikon të ndryshojë Kushtetutën për “të përmbushur vullnetin e popullit”.
“Hungaria vendosi të shprehë qartësisht, një herë e përgjithmonë atë që hungarezët besojnë në të vërtetë në lidhje me migracionin masiv”, tha ai në Parlament pas procesit të votimit.























