Në organizimin e sotëm, studentët janë informuar me kriteret të cilat duhet të plotësohen për të aplikuar për bursat që ofron Erasmus +.
Studentët, të cilët aplikojnë për këto bursa, duhet të përfundojnë studimet e nivelit Bachelor.
Në këtë organizim, morën pjesë edhe studentët, të cilët kishin përfituar nga kjo bursë, e që me rrëfimet e tyre motivuan studentët e ardhshëm aplikues.