
Arian Alla, thotë se vendimi është marrë nga gjithë familja, sigurisht nga Hyseni, babai i djalit dhe bashkëshorti i Blerinës, po ashtu edhe nga të tjerët. “Vendosën të gjithë së bashku, gjithë familja Alla, pasi mësuan se për djalin nuk mund të bëhej më gjë, nuk kthehej më në jetë”, thotë ai.
Pas kësaj, u vunë në punë mekanizmat; lëvizi qendra e Transplanteve në Bolonjë që solli ekipin e specializuar. Katër kirurgë bënë nxjerrjen e organeve të rëndësishme nga trupi i të voglit, i cili ishte ndëkohë në vdekje cerebrale. “Menduam për fëmijët e tjerë, për atë që falë Dejvisit mund të kthehen në jetë”, thotë më tej ai.






















