Zyrtarja për informim në QKUK, Mirlinda Qyqalla, e ka konfirmuar lajmin. Ajo ka thënë se vizitori e ka hapur derën me dhunë, duke menduar që ajo funksionon.
“Lifti ka qenë jashtë funksionit, dhe qytetari e ka hapur atë me dhunë për të shkuar në Qendrën e Palmologjisë. Pra, vizitori nuk ka ndjekur rrugët të cilat dërgojnë për në këtë qendër, por ka përdorur një lift që është jashtë funksionit dhe e ka hapur derën me zor, dhe kur ka hyrë brenda, menjëherë ka rënë poshtë. Nuk mund të them asgjë për gjendjen e tij shëndetësore, pasi që janë duke ju bërë të gjitha ekzaminimit në Qendrën emergjente”, tha Qyqalla.






















