Stafi i CNN ka arritur të filmojë brenda një kampi xhihadistësh, por nga pamjet duket edhe një detaj, i cili i ka shpëtuar vëmendjes së shumicës së shikuesve.
Në nisje të videos, teksa tregohen disa çadra ku qëndrojnë dhe stërviten xhihadistë, mbi to mund të shihet fare qartë e stampuar logoja “US”.
Aktualisht, nuk dihet nëse ky detaj i ka shpëtuar stafit të gjigantit televiziv amerikan, apo është lënë aty qëllimisht për të treguar diçka më tepër.





















