Madje anëtarë të LDK-së kanë vlerësuar se vetë presidenti Thaçi është përgjegjësi kryesor për krimet e pasluftës derisa partitë opozitare veprimin e fundit të tij e kanë cilësuar si tejet absurd. Kjo pasi, siç thonë ato, krimet e pasluftës dyshohet haptas t’i ketë kryer SHIK-u, që në atë kohë udhëhiqej nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli.
Në anën tjetër njohësit e Kodit Penal i kanë thënë se dosjet e vrasjeve në veçanti të atyre të pasluftës duhet të hapen sa më shpejt. Ndërkaq, hulumtuesit dhe njohësit e drejtësisë thonë se kryeprokurori nuk duhet assesi të pranojë këshilla se kë duhet hetuar e kë jo, qoftë ai edhe presidenti.





















