Shala ka thënë se VV ka kërkuar formimin e një komisioni që do të trajtonte këtë çështje, mirëpo kjo po vazhdon të heshtet, sepse “Aty do të mund të kishte kontrata të jashtëligjshme e plotë dallavere të tjera të cilat në vazhdimësi përdoren si shantazh për vota.
Si pasojë e kësaj gjendje komuna jonë nuk mundet të ofrojë kushte për investime nga jashtë (siç ishte rasti i një investitori gjerman), kjo nuk do koment!”, ka thënë ai.























