Ai thotë se është dëshpruese se si kjo ka kaluar në heshtje, duke mos u konsultuar as me subjektet politike, deputetët nga Komuna e as me qytetarët apo ekspertët e kësaj fushe, ku sipas tij me një mobilizim të përgjithshëm pa dallime politike do ta ndihmonim Komunën të gjithë.
“Ikja e mundësisë dhe gjithashtu edhe e investitorit, mendoj se si shancë vie shumë rrallë dhe nga neglizhenca e tillë, mund të na ikin edhe investitorë të tjerë. Megjithëse janë kërkuar shumë hektarë, mendoj se gjithmonë ekziston një mundësi për gjetjen e një zgjidhjeje”, vlerëson ai.
Kësaj radhe, sipas deputetit Muharremaj, Theranda humbi shumë. Dhe kjo humbje, sipas tij, duhet t’i faturohet si dështim qeverisjes aktuale në Komunë.






















