“Rasti i vjedhjes në dhomën e dëshmive në vitin 2009 në Policinë e Kosovës, ka kaluar në dorë të EULEX-it po atë vit. Siç dihet për këtë rast është arrestuar një person, por në momentin që Policia do të ketë informacione të reja, do të veprojë”, është përgjigjur Hyseni.
Selimi poashtu e ka pyetur Hysenin edhe për vjedhjen e arit në Pejë, ndërkaq ministri ka thënë se janë ngritur kallëzime penale dhe inspektorati është duke punuar në hetimin e rastit.






















