“Në fshati Petrovë, Prizren 10.10.2016-19:00. Raportohet se dy zyrtarë të KEDS-it derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, në një lokal janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull K-Shqiptar. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës, duke mos sqaruar motivin e rrahjes.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.






















