Policia sqaron se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targa AA 448 OZ, me drejtues mjeti shtetasin Shaqir Duraku dhe pasagjere shtetasen Albulena Berisha, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 73 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan : – 73 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva – automjeti tip “Benz”, me targa AA 448 OZ . Materialet në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...






















