“Unë normalisht jam për kombëtaren e Kosovës në futboll, dhe do të gëzohesha shumë nëse do të kishim ndonjë rezultat të mirë nga ndeshja me Kroacinë, edhe pse është tepër e vështirë. Kroacia ka një ekip shumë kualitativ dhe kjo e bën të vështirë që ta shënojmë ndonjë rezultat pozitiv”, ka shtuar Spahiu.
Sipas tij, një pjesë e mediave në Kosovë fatkeqësisht kur po e shkruajnë përfaqësuesja e Kosovës, duke shtuar se “njejtë kështu thonë edhe Serbia dhe mediat atje”.
Ndryshe, sonte në ora 20:45, në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, zhvillohet ndeshja futbollistike në mes Kosovës dhe Kroacisë.























