Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Ukrainës, Mariana Betsa, ka thënë se konsulli rus është thirrur në bisedë për të dhënë shpjegime, se pse zyrtarëve të Kievit i është ndaluar që të kenë kontakte me gazetarin e arrestuar.
“Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ajo.
Rusia nuk ka amabasadorë në Ukrainë.





















