“Nuk kam kërku… Janë sene që nuk diskutohen. Shteti e ka në dorë atë punë”, ka thënë Meha dhe e ka ndalur telefonin.
“Konsideroj se nuk është normale. Nuk kam parë me truproja por kam dëgjuar. Konsederoj se studentët dhe profesorët duhet ta kenë lirinë në fakultet dhe ardhja me truproja nuk është e nevojshme”, ka thënë Zejnullahu.
Ndërkohë, në Policinë e Kosovë kanë thënë se Policia bazuar në ligj dhe procedura standard të operimit, në pajtim me shkallën e rrezikut/kërcënimit ofron edhe mbrojtjen e nevojshme sipas rezultateve të vlersimeve profesionale. Por nuk kanë treguar nëse Murat Mehës i ofrohet mbrojtje nga Policia e Kosovës. “Ju informojmë se Policia e Kosovës, me njësitet e specializuara të saj, konkretisht permes njësisë për vlerësimin e kërcënimit apo rrezikut bënë vlerësime të rregullta të sigurisë duke përfshirë edhe vlerësimin e nevojave për mbrojtje (të afërt) të personaliteteve të ndryshme. Policia bazuar në ligj dhe procedura standard të operimit, në pajtim me shkallën e rrezikut/kërcënimit ofron edhe mbrojtjen e nevojshme sipas rezultateve të vlersimeve profesionale. Qështjet/pyetjet tjera për konfirmim të pranimit ose mos pranimit të ofrimit të mbrojtjes së afërt nga persona të caktuar nuk mund t’i komentojmë, prandaj luteni që t’i adresoni te palët respektive” është thënë në një përgjigje të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
Ndryshe, prania e policisë ndalohet edhe me Ligjin për Arsimin e Lartë, neni 13 pika 4 që specifikon që forcat e rendit, në këtë rast, policia e ka të ndaluar decidivisht të jetë e pranishme në ambientet universitare.






















