Mediat sllovene kanë njoftuar se kosovari që jeton në Izola të Sllovenisë, i identifikuar si Shqipron Hoxhaj (27), po kërkohet nga autoritetet e atjeshme.
Gazeta Express merr vesh se Shqipron Hoxhaj, është vëllai i pronarit të biznesit “Kobra City” në Prizren, aty ku kishte punuar valltarja Donjeta Kosumi – Kallashi.
Hoxhaj ka punuar të “Kobra City” dhe këtë e ka bërë publike edhe në faqen e tij të Facebook’ut.
Hetuesit për krime në Slloveni thonë se ai është i dyshuari kryesor i një rrjeti kriminal në Slloveni, ndërsa policia sllovene u ka kërkuar qytetarëve që ta lajmërojnë Shqipron Hoxhajn, nëse e kanë parë diku.
Hoxhaj për herë të fundit është parë në qytetin Koper.























