“Ambasadori amerikan Greg Delawie i shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe zyrtarë vendorë do të promovojnë programin “Amerika me Kosovën” në Dragash me ç’rast ambasadori do tu drejtohet të pranishmëve”, thuhet në njoftim.
Delawie do të bashkëbisedojë me komunitetin e Komunës së Dragashit lidhur me luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, promovimit te marrëdhënieve të mira ndëretnike, dhunës në familje, arsimimit dhe zhvillimit profesional etj.
Takimi do të mbahet në shkollën “Ruzhdi Berisha” nga ora 11:00.






















