Por prezantuesja rikujton se kjo ëndërr ishte e pa realizueshme për aq kohë sa UEFA E FIFA nuk e kishin pranuar vendin që të bëhet pjesë e tyre.
Sidoqoftë, më tej theksohet se pavarësisht të gjithave, Kosova të enjten do të luajë në shtëpi për herë të parë ndeshjen kualifikuese për botëror, raporton lajmi.net.
Duke folur për CNN, Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, deklaroi se është ndjenjë shumë emocionuese.
Ai thotë se që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë kanë humbur shumë gjenerata lojtarësh pasi mundësia e vetme ishte për të luajtur për kombëtaren shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=f2mAGdaO_IM?feature=oembed&w=640&h=480
I pyetur se sa është e vështirë që të përqendrohet në futboll ekipi i Kosovës kur ende ka shumë çështje politike përreth, Salihu deklaron se janë duke e menaxhuar këtë çështje disi.
Ai përmend edhe telashet me Ukrainën e cila nuk pranon që ndeshja me të të zhvillohet në këtë shtet, por megjithatë rithekson se Kosova do të respektojë cilindo vendim që do të marrë FIFA.
E në raste të tilla nuk ka se si të mos mungojë pyetja se çfarë mund të ndodhë nëse Kosova kualifikohet për Botërorin që mbahet në Rusi e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Megjithatë Salihu në këtë rast rikujton se Kosova ka marrë pjesë këtë vit në Lojërat Olimpike, raporton lajmi.net.
E përveç kësaj, në kampionatin botëror në xhudo që është mbajtur në Rusi, atje Kosova ka marrë pjesë me xhudistë e madje edhe është shpallur kampione bote dhe krejt kjo pa asnjë problem.
Ndërkohë i tërë prezantimi për Kosovën në CNN është bërë derisa në sfond në ekranin e madh lëvizin fotografitë e tifozëve kosovarë dhe mbishkrimi: “Ekipi i Kosovës në futboll luan ndeshjen e parë “në shtëpi”.
https://www.youtube.com/watch?v=00cj5tZ6n-s?feature=oembed&w=640&h=480






















