“LajmiVOX” ka marrë mendimet e qytetarëve se cilën ndeshje do ta përzgjedhin për ta ndjekur dhe si zakonisht nuk mungojnë përgjigjet interesante.
“Unë ka mi shiku te dy ndeshjet. Pak andej pak këndej. Te dy ekipet i përlqej. Ne jemi njëkombëtare. Ne jemi një komb. Baraz ka me mbet ndeshja”, tha njëri qytetar.
“Unë ka me përcjell ndeshjen e Kosovës. Ka me fitu më i miri”, u shpreh një qytetar.
“Unë ka me shikuar Shqipërinë por edhe Kosovën po”, tha njëri qytetar.
“Unë ka me shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë. Dhe jam i bindur që do të fitoj andaj edhe ja urojë fitoren”, u shpreh në rubrikën LajmiVox një qytetar.
“Unë nuk shikoj futboll. Nuk më pëlqen, Është humbje kohe me shikuar”, u shpreh një qytetar.






















