“Aplikimin e tyre jemi duke e bërë në dy qendra, QKMF dhe QMF-Dardania në shërbimin e vaksinimit. Do të vaksionohen të gjithë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe qytetarët që kanë probleme të caktuara shëndetësore”, ka thënë drejtori i QKMF-së, Fejzulla Berisha.
Ai ka informuar se janë të përgatitur që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo kohë dhe se do të vazhdojnë të furnizohen edhe me kontigjentin tjetër të vaksinave në momentin që shpenzohet sasia e tanishme.






















