“Ne jemi të shqetësuar me gjendjen në rajon. Kurrë më shumë se këto dy vitet e fundit, Ballkani nuk është kërcënuar më shumë. Po shohim një ndikim të madh të Rusisë në rajon prej vitit 2014 e këndej”, tha Hoxhaj.
Ai foli edhe vizitën e paralajmëruar, por të refuzuar në Kosovë të shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Hoxhaj tha se “nëse Gjuriq sillet sikur herave të kaluara, atëherë edhe ne do të sillemi ashtu”, shkruan kallxo.com
Në këtë raportim, ministri i jashtëm tha se pret që deri në fund të vitit, Kosova të njoihet edhe nga tri shtete tjera.






















