“Përmes Republikës Srpska, Serbia dëshiron të destabilizon gjendjen në Ballkan”, ka thënë Maloku.
Maloku ka thënë se shqiptarët nuk kanë fuqi dhe kapacitete të ndryshojnë kufirin, por “ne jemi në anën e NATO-së, sepse njësia territoriale e Kosovës ende është kompetence e NATO-së, ndërsa Shqipëria veç është anëtare e NATO-s”.
Kosova dhe Shqipëria i kanë të gjitha kapacitetet e mundshme me qenë faktor në Balkanë, por që nuk po punohet në këtë aspekt, ka thënë Maloku, duke shtuar se përveç numrit të konsiderueshëm të shqiptarëve në Ballkan, duke me pasë edhe një aleancë me Kroacinë, shkaku i raporteve të mira.
Sa i përket Turqisë, ai ka thënë se nuk ka ndonjë mundësi që Turqia me dal nga NATO, ndërsa ka thënë se ende nuk dihet se kush qëndron mbrapa puçit të deshtuar atje në muajin korrik.
Maloku ka folur edhe për Demarkacionin:
“Mali i Zi është pranuar në NATO me marrëveshjen për kufi me Kosovën, ndërsa problemi është i brendshëm për Kosoven dhe jo me Malin e Zi”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk mundet me u kthye në pikën zero kjo marrëveshje më.
https://www.youtube.com/watch?v=z0PafHYRWy4?feature=oembed&w=640&h=360






















