Ndërkaq, kishte edhe qytetarë që ngjyrosjen e plisit me ngjyrë e konsideronin si gabim nga ana e personit që e ka bërë atë.
“Është gabim, ai se donë vetën e tij, që ta dojë atë. Një njeri që bënë dëm se don edhe vetën e vet se do”, tha një qytetar.
“E dim ne që është Isa Boletini, por emër ende nuk i kanë shkruar…Nuk janë njerëz që e çmojnë përmendoren”, tha një qytetar tjetër.
“Po çfarë po të duket, a është shumë shtet i mirë, çka ka këtu në rregull, asgjë”, tha një qytetar.
Përmendorja e Isa Boletinit ishte donacion nga shoqata “Vatra” e Dërvenit dhe ka kushtuar rreth 70 mijë euro.






















