Operatori ekonomik ankues, si palë e pa kënaqur, ka deponuar ankesë lidhur me aktivitetin e prokurimit “Sigurimi i automjeteve të doganës së Kosovës”, të zhvilluar nga Autoriteti Kontraktues (AK) Dogana e Kosovës duke pretenduar se autoriteti kontraktues, lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, ka bërë shkelje të këtyre dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik(LPP): Neni 7 i LPP-së barazia në trajtim/ Jo-Diskriminimi, neni 59 i LPP-së- ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve dhe kriteret për dhënien e kontratës.
Pas kësaj ankese, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka autorizuar ekspertin shqyrtues për ta shqyrtuar vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore, ku eksperti shqyrtues i ka dorëzuar panelit shqyrtues raportin me shkrim, duke rekomanduar panelin shqyrtues që të anuloj vendimin e Autoritetit Kontraktues për dhënie të kontratës si të pa bazuar dhe të aprovohet ankesa e operatorit ekonomik ankues.
Autoriteti Kontraktues në këtë rast Dogana, përmes parashtresës me shkrim ka njoftuar panelin shqyrtues se nuk pajtohet në tërësi me raportin e ekspertit shqyrtues.
Konform nenit 28 paragrafi një të rregullores së punës së OSHP-së, kryetari i panelit shqyrtues ka mbajtur seancën dëgjimore pa praninë e palëve, ku janë prezantuar provat duke e bërë kontrollimin dhe analizën e materialit të këtij aktiviteti të prokurimit i cili përbëhet: nga autorizimi i këtij aktivitetit, njoftimit për dhënie të kontratës, ankesa e operatorit ekonomik, raporti i ekspertit shqyrtues, parashtresat e OE dhe e AK-së. Paneli shqyrtues duke u bazuar në nenin 117 të LPP-së, si dhe në provat e prezantuara më lart vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.






















