“EULEX-i është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në veri, si dhe ta përkrah zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Papadopoulou.
Në vazhdim ajo ka vlerësuar se integrimi gjyqësor (i pjesës veriore me sistemin juridik të Kosovës) është një proces i rëndësishëm i cili shpresojmë se do të finalizohet së shpejti.
Pas këtij takimi, Papadopoulou e vizitoi Gjykatën Themelore të Mitrovicës, ku u takua me gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë aty për të diskutuar lidhur me një numër të çështjeve, duke e përfshirë integrimin e gjyqësorit dhe aktivitetet e përditshme.






















