“E para që dua të them është se kurrë Nuk kamë asnjë lloj informate lidhur me këtë punë. Kurrë prej drejtësisë nuk jam ftuar, bile as në cilësinë e dëshmitarit. Ndërsa, e dyta që dua të them, lidhur me ato përgjigjem që kanë dal prej presidentit e poshtë, meqë zoti Grabovci ka folur me të gjithë, tash se di çka është fjala. Nëse jermi objekt i hetimit të gjithë është në rregull, por nuk do të thotë që jemi të përfshirë në ndonjë rast të kundërligjshëm. Ne kemi kërkuar që drejtësia të merret me këtë punë dhe ku ka diçka që përben shkelje, si parti jemi të hapur që trajtohen të gjitha rastet”, ka thënë, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.
Ndërkaq, hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: A.P. ish- Shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, I.G. ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besim Beqaj, ish- ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, Njazi Kryeziu ish – Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit dhe Sadat Gashi, ish – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.






















