Masakra ndodhi për shkak të humbjes në një lojë pokeri, ku Parubi, që njihej si përdorues i drogës dhe me luhatje emocionale, hyri me automatik sërish në lokal dhe hapi zjarr mbi 10 bashkafshatarët e tij që ndodheshin aty dhe që i njihte mirë.
Si pasojë e breshërisë mbetën të vdekur në vend Arjet Saiti 42-vjeç, pronar i lokalit dhe Gacalin Kopshti 30-vjeç.
Të plagosur mbetën Aleks Prendi, Ndoc Markaj, Vinçens Kopshti – vëllai i njërit prej viktimave dhe Kidas Molla, që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, Parubi u arratis me ndihmën e një miku të tij që u arrestua sot paradite nga policia dhe dëshmoi se Miklovani i kishte thënë se do të qëllonte edhe mbi policinë.
Policia vuri një shpërblim prej 5 milionë lekësh për këdo që do të jepte informacion. Nuk kaloi shumë dhe ai u zbulua në këtë hangar bashkë me armën e krimit.
Familja Parubi është mbyllur në shtëpi nga frika e hakmarrjes.


























