Muaji shtator në raport me shtatorin e kaluar ka shënuar rritje të importit të cigareve me afër 100 tonë, ndërsa në total në raport me vitin e kaluar kemi 293.1 tonë më shumë produkte të duhanit të zhdoganuar.
Kjo ka ndikuar që edhe të hyrat të jenë shumë më të larta.
Kështu në periudhë të njëjtë kohore totali i përgjithshëm i taksave në vitin 2015 ka qenë 96 milionë €, ndërsa në vitin 2016 kanë inkasuar 125,2 milionë euro apo saktësisht 29,6 milionë € më shumë, që tregon se kanë rritje të inkasimit në shkallë prej 30.19%.
“Atributi kryesor i doganës është menaxhimi shumë i mirë i importit ligjor të duhanit dhe ulje e kontrabandës në shkallë të madhe, pra kjo rritje nuk do të ishte e mundur po të mos ndalej kontrabandimi i duhanit me aksione e rregullta nga Dogana. Pasi ne kemi të zhdoganuar 293,1 tonë më shumë se viti i kaluar”, njofton Dogana.
























