“Ata kontribuan në mënyra të ndryshme: me pushkë, me penë, me vargje, me këngë, me politikë dhe me diplomaci”.
“Në emër të Republikës së Kosovës, mbrëmë i nderova disa prej tyre me dekorata presidenciale. Me “Urdhrin e Pavarësisë” dekorova Xhevahir Spahiun, Shaban Sinanin, Moikom Zeqon dhe Ekrem Bardhën. Gjithashtu, pas vdekjes së tyre, “Urdhrin e Pavarësisë” e ndava edhe për të ndjerët Sabri Godo dhe Vladimir Prela”.
“Kurse, me Medaljen Presidenciale të Meritave dekorova Hamit Boriçin, Marenglen Verlin, Naim Zoton, Agim Doçin, Eduard Mazin dhe Edmond Zhulalin. Këtë medalje, pas vdekjes së tyre, e ndava edhe për Gjokë Becin, Fatime Sokolin dhe për Drita Bushatin, e cila njihej si Nëna e UÇK-së në Shqipëri”, ka shkruar Thaçi.
Ai është shprehur se Kosova u mbetet përgjithmonë mirënjohëse atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
























