“Ndonëse si shtete nuk kemi çështje të hapura mes vete, ne u pajtuam se të hapura dhe të pashfrytëzuara në masën e duhur i kemi edhe shumë mundësi të bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka theksuar Thaçi.
“Marrëdhëniet në mes vendeve tona e kanë natyrshmërinë e tyre: janë vëllazërore, historike dhe, gjithashtu, bazohen në perspektivën e sigurt euroatlantike, e cila është mbi çdo politikë tjetër!”, thuhet në shkrimin e presidentit kosovar në rrjetin social.








































