Gjatë takimit të delegacionit nga Kosova, ajo që ra në sy ishte takimi i Ramës me një prej këshilltarëve të Presidentit të Kosovës, Adri Nurellari. Rama me Nurellarin nuk patën vetëm shtrëngim dore, por edhe përqafim. Për ata që nuk e njohin, Nurellari ka qenë një prej kundërshtarëve të Ramës në vitin 2005 kur pranoi të bëhej këshilltar i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha.
Nishani, Thaçit: Shqipëria do të jetë zëri shtesë i Kosovës
Para se të takohej me Ramën, presidenti Thaçi është pritur nga homologu i tij, Bujar Nishani.
Thaçi sot po ashtu do ta takojë edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kjo është vizita e parë e Thaçit si presidenti në Shqipëri.