Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se nëpërmjet kësaj rezolute kërkojnë nga kryeministri t’i përdorë mekanizmat e shtetit dhe të mos e lejojë Serbinë të ndërtojë koloni brenda Kosovës, siç ka ndërtuar në kohën e Millosheviqit.
Në këtë intervistë, Kurteshi ka kërkuar që Kosova t’i ndërpresë bisedimet me Serbinë në Bruksel, pasi sipas tij, është e vetmja formë që serbët e veriut të integrohen në sistemin shtetëror të Kosovës.






















