“Deklaratat e fundit nuk janë në përputhje me gjendjen reale. Besoj se Mali i Zi edhe më pak Kosova është e përgatitur për skenarë të luftës. Qëndrimet zyrtare të pushtetit malazias dhe qëndrimet zyrtare të Kosovës, flasin vetëm për mundësinë e tejkalimit të dallimeve, e jo për ashpërsimin e dallimeve.
Nuk mund të zgjidhet problemi i vogël siç është i demarkacionit duke krijuar probleme të mëdha siç është lufta. Kjo s’do të thotë se nëse nuk zgjidhet kjo çështje apo nëse zgjidhet në formën si është aktualisht, nuk do të ketë konflikte sporadike dhe nuk do të rrezikohet siguria në rripin kufitar. Kjo është e mundur jo vetëm në Mal të Zi por është e mundur dhe në brezat tjerë kufitar, varësisht nga interesi i qarqeve të caktuara politike, për ta tendosur situatën në Kosovë. Besoj se pas luftërave shkatërrimtare kemi nxjerr një mësim dhe nuk është mirë t’i fryjmë erës së luftës”, thotë ai.
Beqaj thotë se kësaj çështje duhet t’i kundërvihen me argumente që janë reale. E përgjegjës kryesor për tendosje të situatës, sipas tij, është Qeveria e Kosovës.
Edhe Lumir Abdixhiku, njohës i çështjeve politike, deklaratat për luftë të mundshme me Malin e Zi, i quan të parëndësishme dhe të paqena. Ai thotë në Kosovë mund të ketë vetëm një luftë, e ajo do të jetë lufta për ekzistencë, dhe diskutimet tjera janë vetëm për mobilizim në adresë të përkrahësve partiak.
https://www.youtube.com/watch?v=UwzWjtYy9QY?feature=oembed&w=640&h=360























