Afërditë Durmishi, mbesa e Demaçit, tha se Adem Demaçi është vetë Liria, liria të cilën shqiptarët e kanë kërkuar me shekull, kurse, si komb këta dy vitet e fundit, ai është bërë rrugë e lirisë. Ajo shtoi se sot i ka bashkuar ideali i bashkimit Kombëtar i Adem Demaçit.
Veprimtarinë e Adem Demacit e kanë vlerësuar lartë edhe Selatin Novosella dhe Hydajet Hyseni.
Ky i fundit tha se Demaçi ishte ndërtuesh urash në mes atdheut dhe bashkatvetarëve që jetonin në shumë vende të botës. Në emër të fondit “Nderi i Kombit Adem Demaçi”, Sejdi Gegatha se me përë promovim kanë dashur të nderojnë punën e Adem Demaçit.Libri përmban rreth 30 kumtesa me një gamë të larmishme shkencore e dokumentuese, madje një sërë prej tyre edhe të pa njohura deri më tani.






















