Për këtë kishin reaguar mediet. Më pas, galeria e hoqi nga ueb-faqja. Por të njëjtat janë kthyer sërish para disa ditëve e madje janë fotografi të reja, shkruan lajmi.net.
Kisha ortodokse serbe, e cila pasqyrohej në disa fotografi, ishte hequr nga galeria. Ishin hequr edhe fotografitë e Katedrales Katolike.
Vendet e fotografive të tyre, e kanë zënë objekte të ndryshme si ai ku ka qenë e vendosur Lëvizja Vetëvendosje- ‘të Qafa’, e ku shihete dhe mbishkrimi i kësaj partie, raporton lajmi.net.
Po ashtu në versionin aktual është reklamuar edhe objekti i biznesit privat “Dormeo”, i cili ndodhët në Rrugën “Luan Haradinaj”, ndërtesa e “Minimax”, Universiteti Amerikan në Kosovë.
Vizitorët po ashtu mund të shohin edhe disa nga objektet e institucioneve publike.
Derisa herën e parë nuk ishte pasqaruar asnjëra nga xhamit e qytetit, tash janë vendosur dy sosh, dhe asnjë tjetër objekte i trashëgimisë kulturore. /Lajmi.net
Disa nga fotot e ekspozuara në galerinë e më hershme.
Disa ngafotot e galerisë aktuale
Ky është linku i ueb faqes : http://prishtinaonline.com/galeria
























