Stojanoviq vlerëson se popujt ballkanik dhe shtetet ballkanike aspak nuk ndikojnë në të ardhmen e tyre, sepse, siç thotë ai, qysh moti do të kishte paqe në Ballkan.
“Shikuar në përgjithësi, paralajmërimi që Kosova do të shpall referendum për bashkim me Shqipërinë flet për atë se dikush shqiptarë në Kosovë, për shkak të mbajtjes së referendumit në Republikën Serbe, ju ka rekomanduar dhe ju ka thënë që ta inicojnë këtë çështje. Kjo është vetëm njëra nga cështjet me të cilat i bëhet presion shtesë Serbisë dhe Republikës Serbe”, vlerëson Stojanoviq.
Ai thekson se një paralajmërim i tillë ka për qëllim presion shtesë ndaj Serbisë, respektivisht është qëllim që Beogradi dhe Banjalluka te disiplinohen dhe t’ju thuhet atyre se gjithçka mund të ndodh.
Momir Stojanoviq
“Ky mund të mos jetë qëllim i shqiptarëve të Kosovës – ky është qëllim i atyre që luajnë me paqen dhe stabilitetit në Ballkan. Para se gjithash në pyetje janë SHBA-të dhe disa vende të BE-së të cilat vendosim për hapat e shumë vendeve në Ballkan”, ka thënë Stojanoviq.























