Sipas njoftimit për media, disa nga aspektet kryesore që ka trajtuar ky hulumtim janë njohuritë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nivelin e kënaqshmërisë me punën e deputetëve në mbikëqyrjen e Qeverisë në procesin e dialogut, përfshirjen e tyre në këtë proces, informimin lidhur me mbarëvajtjen e dialogut si dhe gatishmërinë e qytetarëve për të kontribuar për temat e dialogut.
Këto janë disa nga çështjet me të cilat KDI u është drejtuar qytetarëve të Kosovës për të mësuar më shumë rreth relacionit që ata kanë ndërtuar me dialogun Kosovë-Serbi, në një kohë kur kanë kaluar 5 vite nga fillimi i këtij procesi, kur skena politike është tejet e polarizuar rreth procesit të dialogut dhe kur është paralajmëruar një fazë e re e dialogimit Kosovë-Serbi.






















