Sipas tij, sot pas një kohë të gjatë, Kuvendi ishte pa gaz lotsjellës, pa veze ë skaner.
Siç thekson ai, më mirë të demonstrohen mendime, qoftë edhe mospajtime, dhe jo dhunë.
Lexo postimin e tij në Facebook:
Opozita, pas një pushimi të gjatë, sot e tëra ishte në Kuvend. Pa gaz lotsjellës, pa vezë, pa skaner. E ngarkuar pak më tepër sesa duhet me Serbinë, por e interesuar për shumë çështje të Kosovës. Vendin do ta ndërtojmë më mirë dhe më sigurt kur demonstrojmë mendime dhe ide, për të cilat nuk mund të pajtohemi gjithmonë. Por, ato hyjnë në kujtesën tonë.
Më mirë të demonstrojmë mendime, qoftë edhe mospajtime, dhe jo dhunë.






















