Në betejën e tij të parë, kundër Mlladiqit, Çeku tregon se kishin humbur territor, por nuk kishin pasur humbje të civilëve.
Duke folur për përvojat e tij në luftëra kundër Mlladiqit dhe kolonelëve të tjerë serbë, Çeku ka thënë në “Komiteti Qendror” se “gjeneralët serbë dhe vetë Mlladiq nuk kanë pasur asnjëherë art në luftë, ata kanë përdorur vetëm brutalitet. Doktrina e tyre ka qenë gjithmonë shkatërrimi në njerëz dhe në mjete materiale”.
Mlladiq, edhe pse shihet si një hero i popullit serb, asnjëherë nuk kishte mbrojtur zonat serbe, përveçse kishte shkatërruar ato kroate, ka thënë Çeku në “Komitet Qendror”.
https://www.youtube.com/watch?v=cz39qU9Ov98?feature=oembed&w=640&h=360






















