Zyra e Prokurorit ka kërkuar arrestimin e Elfeta Veselit, 56 vjeçe, e cila tani jeton në Zvicër.
Ajo dyshohet se ka vrarë 12-vjeçarin Sllobodan Stojanoviq, “në një mënyrë të veçanbtë brutale”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga prokuroria, transmeton AP.
Krimi është kryer në vitin 1992 pranë fshatit Zvornik të Bosnjës.
Bosnja do të kërkojë ekstradimin e Veselit.






















