Para dy ditësh disa banore të banesave të uzurpuara në lagjen ‘Dardania’, shkuan të protestojnë para shtëpisë së kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke i kërkuar atij një zgjidhje. Por Ahmeti siç dëgjohet në një audio incizim, nuk i mirëpriti këto gra. Ai dëgjohet duke u sjellë mjaft ashpër ndaj tyre.
Kjo sjellje e Ahmetit është kritikuar nga kundërshtarët e tij politik. Këshilltari i kryeministrit, Sokol Havolli, ka thënë se është pikërisht Ahmeti dhe partia e tij, që kanë vendosur standard të ri të protestës, “atë të terrorizimit të familjarëve të kundërshtarëve”, duke ia kujtuar protestat e aktivistëve të VV-së para shtëpisë së Isa Mustafës, transmeton lajmi.net
Reagimi i plotë i Havollit:
Shpend Ahmeti, “melaqja”…ani bertitke “qika jem po kanë…” A po i njeh këto foto? Nëse jo, po të kallxoj që është shtëpija e Kryeministrit Isa Mustafa, shtëpi private, ku ka fëmijë të moshës së njejt me qikën tuaj. Këtu, partia jote ka gjuajt edhe molotova.
Para shtëpisë tuaj kanë protestu në mënyrë të qetë, veç ti bërtitshe aty. Je ti edhe partia jote që keni vendosë standard të ri të “protestës”, atë të terrorizimit të familjarëve të kundërshtarëve tuaj. (keqardhje per qiken e shqetësuar).























