Ky reagim i tij erdhi pas publikimit të një audio-inçizimi i cili u realizua në kohën kur banorë të larguar nga banesat e uzurpuara në “Dardani” kishin shkuar tek shtëpia e Shpend Ahmetit për të kërkuar sqarime rreth kësaj çështjeje e në të cilën dëgjohet i pari i kryeqytetit duke thënë“Hamdi Ibrahimi po ju rren”.
Lexoni më poshtë letrën e plotë të Ibrahimit:
Letër e hapur Kryetarit të Komunës së Prishtinës , z. Shpend Ahmetit.
Nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi
- Kryetar, Ahmeti.
Në media po qarkullojnë lajme se Ju-dje- keni pas një takim me disa qytetarë të Prishtinës –banorë të Lagjes “Dardania” e të cilët janë larguar nga banesat e uzurpuara apo duhet të largohen, sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës dhe me kërkesë të kreditorit NP për Banesa në Prishtinë. Gjithnjë sipas mediave Ju u jeni drejtuar këtyre qytetarëve me fjalët:
“Hamdi Ibrahimi po ju rren”, dhe Mos hajdeni këtu me rrena të Hamdi Ibrahimit”
Z.Ahmeti,
Vetëm publikimin e një informacioni në ndonjërën prej mediave ,me gjithë respektin për media- nuk është e mjaftuar që të konsiderohet si e mirëqenë-përkatësisht si e vërtetë.Ju deri tani nuk i keni demantuar këto shkrime.
Prandaj ,ju drejtohem publikisht që të sqaroni a janë këto deklarata të juaja?
Në media thuhet se ka incizim të fjalëve të juaja.
Besoi se e kuptoni mirë arsyen përse e kërkoj këtë sqarim.
Nëse keni deklaruar kështu sikurse po prezantohet në media,publikisht kërkoj që opinionit t’i sqaroni se cilat janë këto rrena të Hamdi Ibrahimit? A e ke dëgjuar ndonjëherë Hamdi Ibrahimin të ketë përmend emrin e Shpend Ahmetit në lidhje me këto banesa? A e ke dëgjuar Hamdi Ibrahimin të ketë bartë përgjegjësinë te ndonjë institucion për shkak të lirimit të këtyre banesave? A nuk ke lexuar dje se Hamdi Ibrahimi në takim me qytetarë ka dhënë sqarime të duhura korrekte dhe profesionale lidhur me veprimin e gjykatës? A nuk ke lexuar dje se kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka njoftuar qytetarët se vetëm kreditori mund të kërkoi ndalimin e procedurës së ekzekutimit-dhe kreditor është Ndërmarrja Publike Banesore?
Kush po rren z.Ahmeti?























