• Latest
  • Trending
  • All

Krasniqi: Mustafa e bëri llugë Prishtinën, tash edhe Kosovën

28/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krasniqi: Mustafa e bëri llugë Prishtinën, tash edhe Kosovën

28/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Krasniqi ka shkruar se Mustafa i cili dikur deklaronte se nuk do të qeveriset me kapsit e shtetit si i quante ai  PDK-në, tash është bërë bashkë me ta.

Krasniqi ka thënë se Mustafa  premtoi pavarësim të gjyqësorit, por i shpëtoi djemtë e tij nga ndjekja penale. Ai ka shkruar se Mustafa ashtu siç e bëri llugë Prishtinën, tash po e bënë Kosovën.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

KRYEMINISTËR, A TË MJAFTUAN DY VJET QË TË BËHESH PJESË E KAPJËS SE SHTETIT?

Nga Jakup Krasniqi

Kryeministër, një nga anët forta në fushatën tuaj zgjedhore, të vitit 2014, ka qenë premtimi i “vendosur” se kurrë nuk do të bëheni bashkë me kapësit e institucioneve të shtetit! Pra, po e morët votën, ju do t’i shkapnit ato. Ju e bëtë të kundërtën, u bërë bashkë me kapsit e institucioneve te pavarura të shtetit. Premtove pavarësimin e gjyqësorit, por ç’është e vërteta, djemtë e tu arrite t’i shpëtosh nga ndjekja penale. I shkape apo i kape institucionet e pavarura të shtetit? Cila është e vërteta? Sepse dy të vërteta, me sa di, nuk mund të ketë për asnjë premisë apo logjikë të thjeshtë.

Premtove se do të hapësh një epokë të re investimesh e zhvillimi, ndërsa ne nuk po shohim as investime e as zhvillim. Ashtu siç e pate bërë llugë kryeqytetin tonë, Prishtinën, tani po e bënë llugë gjithë Kosovën. Premtuat se do t’i hapnit 120.000 vende të reja pune, por i “punësuat” pikërisht po aq, por me një ndryshim të dhembshëm – duke i detyruar t’ia mësyjnë rrugëve ilegale të Evropës.

Premtove institucione të pavarura e funksionimin e tyre, sipas ligjeve në fuqi, ndërsa pikërisht ato institucione i mbushe me familjarë të qeveritarëve, sikur Kosova të ishte pashallëk yti. Premtove me bujë se do ta luftosh korrupsionin, ndërsa 70 dosjeve tua, për keqqeverisje të Prishtinës, jua shtuat jo pak dosje tenderësh për familjarët e tu në vend se të reflektonit paç.

Kryeministër, si po e ndien veten? Pikërisht atë që premtove se nuk do ta bësh e ke bërë! Atë që e premtoje në mëngjes e demantoje vetë në mbrëmje. Pate thënë se nuk do të shkoni në Bruksel, shkuat atje si “tulipan i bardhë”! A të kujtohet kur Vuçiqi të pati thënë: “Mustafa vjen në Bruksel si tulipan i bardhë”. Pse nuk rezistove bile njëherë? Në këto raste po na vjen inati, pse nuk po mund të frenosh, bile njëherë.

Ke bërë dasmë në qeveri për MSA-në, ndërsa MSA-ja nuk po zbatohet. Ke pritur e ke festuar si qeveri për liberalizimin e vizave, ndërsa liberalizimi nuk po shihet gjëkundi. Ke premtuar ligjin për Trepçën në fillim të mandatit, e ligji ende nuk ka ardhur. Trepçën po e çon drejt falimentimit! Kujt po i konvenon kjo? Kosovës dhe qytetarëve të saj në asnjë mënyrë.

Je betuar e përbetuar se Zajadnica është në përputhje të plotë me ligjet e Kushtetutën, por ajo doli kundërkushtetuese. Gjykata Kushtetuese tha shprehimisht: “me marrëveshjen për Zajednicën, Kushtetuta është shkelur 23 herë.”Ke premtuar reciprocitet me Serbinë, por e ke humbur me ka krejt sovranitetin e shtetit! Ke premtuar integrimin e Veriut, por për ironi e keni çintegruar edhe Jugun. Krejt çka ke premtuar, më vonë e ke demantuar askend tjetër pos veten! Pse nuk e thua një herë të kundërtën, ndoshta do të arrihej e duhura!

Ke premtuar arsim të dinjitetshëm për kombin, arsimin e ke katandisur deri sa nuk ka ku vete më. Se po krijohen analfabetë potencialë, me fakultet e masterë e çmasterë! Ke premtuar me bujë shtim të përkujdesjes shëndetësore, shëndetësia publike është në fund të pusit – skajshmërisht e degraduar: Sepse ministrat, mbase jo vetëm ata, po hanë nga xhepi i të sëmurëve; Shërbime shëndetësore cilësore nuk ka, barnat esenciale mungojnë; Spitalet janë bërë “si hanet e shekullit XVII…Çfarë po qeveris, kur çdo gjë publike e ke degraduar pafundësisht! Fudnja, a ndien përgjegjësi morale, se përgjegjësi ligjore nuk ka qëkur në këtë vend, më saktë qëkur ushtron edhe “zejen” e kryeministrit! Epo, kjo nuk është mahi, se dje, si një“ish”, të përcolli paligjësia, e njëjta gjë po të ndodhë edhe sot! Natyrisht, atëherë nuk e kishit këtë kryezeje! Viti shkollor filloi, saqë mund të thuhet edhe se nuk filloi. Libra ka, por edhe s’ka. Ministria e Punëve të Brendshme me pasaporta pa kurrfarë cilësie, e dënuar me miliona për një kontratë të dëmshme, letër për çertifikata të lindjes nuk ka, nuk ka as veshëmbathje për policët… Këto janë ato që i dimë, e sa të tjera që ne nuk i dimë, as ia kemi idenë…

Përveç këtyre që u thanë, keni formuar edhe dy komisione qeveritare: njëri komision vendit ia humn mbi 8200 hektarë tokë, e tjetri ia vjedh milionat me lista të falsifikuara të veteranëve e të invalidëve të luftës. E kujt është këtu përgjegjësia? A ke menduar ndonjëherë se kështu shteti shkon drejt falimentimit?! Pra, assesi drejt zhvillimit!

Kryeministër, me gjithë këto defekte të numëruara e me (pafund) të tjera të panumëruara, a mund të thuash se Kosova ka qeveri normale?

Kryeministër, a të mjaftuan dy vjet që të bëhesh pjesë e kapjes se shtetit dhe të institucioneve të pavarura të shtetit?!

Eh, kryeministër, sa shumë premtove e të gjitha në gjysmën e mandatit aq shpejt i harrove!!!

Kryeministër, i kishe 70 dosje ne Prokurori para se të bëhesh i pari i qeverisë, tregoni opinionit sa dosje të janë shtuar si kryeministër i shtetit më të varfër të Evropës? Ndonëse, Kosova është e pasur me njerëz, me pasuri tokësore e nëntokësore!

Kryeministër, pse nuk e pavarësove Prokurorinë e Gjyqësorin e Kosovës?

Mbase u pajtove me humbjen e sovranitetit të Sistemit të Drejtësisë, kur pranove krijimin e Gjykatës Speciale, sepse bëhet fjalë qartësisht për ndjekje një etnike, pra të shqiptarëve.

Kryeministër, pse nuk u bëre një herë të vetme lider dhe të thoshe me plot gojën: Ja ndjekje për çdo kriminel të luftës të kryer në territorin e Kosovës, ja nuk miratojmë Gjykatë Speciale për ndjekje speciale të pjesëtarëve (vetëm) të një kombi! Drejtësia ndërkombëtare nuk e njeh një rast të tillë kaq selektiv! Pra, një rast i paprecedencë!

Ç’u bë kryeministër ky transformim yti, derisa në fushatën zgjedhore i kishe disa pika të forta, në qeverisje (hiç më pak se dyvjeçare!) u shndërrove në qull kaçamaku pa fije yndyre! Ju rikujtoj se, për një qull të tillë, Edit Durham thoshte: “Nuk e përpunon as lukthi i Leopardit”!

Tags: albanian
Previous Post

Veseli premton mbështetje të vazhdueshme për prodhuesit vendor

Next Post

ZYRTARE: Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e aeroplanit MH17

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

ZYRTARE: Raketa ruse shkaktoi tragjedinë e aeroplanit MH17

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.