Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, akuzohet nga Ankaraja për organizimin e përpjekjes për puç.
Gulen mohon çdo përfshirje.
Të martën, Ankaraja ka lëshuar po ashtu fletarrestime për 121 punonjës të organizatës së ndihmës, Kimse Yok Mu, e lidhur me Gulenin.
Autoritetet turke kanë arrestuar mbi 40,000 njerëz nën dyshimet se kanë lidhje me grushtshtetin dhe kanë pushuar nga puna dhjetëra-mijëra të tjerë.






















