Por debati i ashpër për xhaminë në veri të urës së Ibrit, bëri që Spahiu ta braktisë emisionin.
Ashtu siç mund ta shihni edhe në video, Spahiu dikur kandidat i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, u duk se nuk mundi ta durojë më gjatë kryetarin Bahtiri, raporton lajmi.net.
Por nuk vonoi shumë dhe Spahiu sërish u shfaq në ekran televiziv, por jo në Tribuna Channel.
Ai tashmë kishte shkuar në RTV21 në emisionin ‘Click’ për të debatuar për zhvillimet e fundit.
Duke marrë parasysh se distanca ndërmjet dy televizioneve është vetëm disa metra, duket se Spahiu nuk e ka pasur të vështirë që t’i mbërrijë brenda mbrëmjes së njëjtë dy emisionet, të cilat gjithashtu i ritransmeton në televizionin e tij, TV Mitrovica.
https://www.youtube.com/watch?v=J9L2bkPtQRs?feature=oembed&w=640&h=360
























