Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë realizimit të këtij plani në një Pikë Kontrolli të Automjeteve të vendosur nga Policia e Kosovës, një veturë e dyshuar me targa vendore ka tentuar t’i i shmanget kontrollit policor.
“Policia menjëher ndermerr veprimet e nevojshme operacionale dhe arrin ta ndalon veturën e dyshuar në hyrje të Podujevës, ku gjatë kontrollit gjen dy çanta të mëdha me 35 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë”, thuhet në njoftim.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, i dyshuari mashkull K/Shqiptar: viti i lindjes (1990) është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar lënda: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 i kodit penal të RKS-së.

























