Gjenerallejtënant Ben Hodges, Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë është takuar sot me gjenerallejtënant Rrahman Rama komandat i Forcës se Sigurisë së Kosovës.
I pyetur, nëse FSK-ja është e gatshme për ushtri, Hodges ka thënë se ”ajo çfarë kamë parë me të vërtet është shumë mbresëlënëse. Në ushtrimin që kam parë në Shqipëri kam parë shumë ushtarak të përgatitur. Vendimin për transformim është shumë i rëndësishme që të mbështete nga parlamenti”.
Ndërkaq, gjenerallejtënant Rrahman Rama komandat i Forcës se Sigurisë së Kosovës, tha se FSK-ja është e gatshme për ushtri gatshme kur të merret vendimi. Gjenerali e konfirmoj përkrahjen Amerikës për Kosovën dhe e falënderoj për mbështetjen. /Lajmi.net
























